24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Nesër protesta, paralajmërimi i Kryemadhit

spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për protestën e nesërme të opozitës përpara Parlamentit, si dhe vijimësinë e tyre më tutje.

Pas mbledhjes me ish deputetët e LSI, Kryemadhi thekson se protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave jo të opozitës, por të shqiptarëve.

Më tej, kryetarja e LSI ka paralajmëruar se protestat që do vijnë do jenë për ekonominë.

” Në mbledhjen e sotme do diskutojmë dhe për anën organizative të strukturave të partisë. Jemi të bindur se Shqipëria do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka ardhur koha që djegia e mandateve të opozitës, dua të ritheksoj dhe njëherë atë që tha një analist gazetar që djegia e mandateve është interes publik, djegia e mandateve ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe ndërkombëtar se shteti është kapur.
Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Protestat që do vijnë do jenë për ekonominë”, theksoi ajo.

Gjithashtu, Kryemadhi lëshoi edhe një mesazh lidhur me deputetët e rinj të opozitës në Parlament.

“Nëse deputetët që hynë në parlament me subvencion nga PS duke eliminuar subvencionin për fermerët shqiptarë, Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Futja e këtyre deputetëve do të shtojë më shumë shqiptarët që duan të ikin”, nënvizoi kryetarja e LSI./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat