Donald Tusk vjen nesër në Tiranë, del axhenda

Ditën e nesërme do të mbërrijë në Tiranë, presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk.

Ai do të takohet me krerët e lartë të politikës në vend.

Është zbardhur axhenda e tij, ku bëhet me dije se Tusk do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Rama.

Pas përfundimit të ciklit të takimeve në Shqipëri, polaku Tusk do të kalojë menjëherë në Maqedoninë e Veriut, ku do të ballafaqohet me të gjithë aktorët politikë.

Ky tur i takimeve organizohet në kuadër të çeljes së bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në BE. Vendimi final do të jepet në datën 18 tetor, ndërsa në fund të shtatorit Gjermani do të hedhë në votim çështjen e hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë.