Nesër zgjedhje apo votime?! Heshtje zgjedhore, mosbindje civile dhe thirrje për qetësi

zgjedhje-shqiperi.jpg

E sotmja është heshtja zgjedhore më e paprecedentë në histori. Shqipëria përballet me situatë të pa ndodhur më parë.  Dy data zgjedhjesh, heshtje zgjedhore , mosbindje civile dhe apele për paqe.   Nesër më shumë se 3,5 milionë qytetarë shqiptarë janë thirrur të votojnë. Pjesëmarrja duket se do të jetë thelbësore. Nga kampi i qeverisë të gjithë janë në heshtje zgjedhore. Opozita, siç duket edhe e frikësuar nga presioni ndërkombëtar, duket shumë e dyzuar. Në disa qytete protesta dhe mosbindje civile ndërkohë që thirrjet nga eksponentët janë për maturi dhe qetësi. ‘Dhuna çon ujë në mulli të Ramës’, na thonë liderët e opozitës. Shqiptarët janë më të tulatur se kurrë. Ata që do shkojnë të marrin pjesë në zgjedhje automatikisht do të asociohen si simpatizantë të PS-së, dhe e anasjellta për ata që nuk do të shkojnë. Megjithatë ajo që është e sigurt është se me procesin zgjedhor nesër Shqipëria do të hyjë në histori si vendi i cili riktheu pas 30 vitesh zgjedhjet pa alternativë. Dhe faji këtë herë nuk është më jetim por është i gjithë klasës politike që e na çoi në këtë rrugë ka krye. /real-news.tv/

scroll to top