Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se është i përgatitur për mundësinë që Izraelin mund ta përfshijnë në konfrontimin mes SHBA dhe Iranit mbi sulmin ndaj cisternave të naftës saudite.
“Unë jam duke u kujdesur për sigurinë tonë mbi një bazë 360 gradë, dhe mund t’ju them se ne jemi të përgatitur mirë,” tha Netanyahu, i cili shpreson për rizgjedhje në zgjedhjet kombëtare që do të mbahen të Martën.
Netanyahu i bëri komentet në një intervistë në një radio kombëtare kur u pyet nëse Irani mund të përpiqet të provokojë Izraelin./real-news.tv/

