Netanyahu paralajmëron Iranin për armët bërthamore

Pas njoftimit të Teheranit për pezullimin e disa angazhimeve të caktuara, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të arritur në vitin 2015, kryeministri Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ”Izraeli nuk do të lejonte Iranin të pajisej me armë bërthamore”.

Izraeli gjithmonë e ka akuzuar Iranin, armikun e betuar, për përpjekjet e tij në prodhimin e armëve bërthamore, të cilat Teherani i mohon.

“Ne nuk do ta lejojmë Iranin të pajiset me armë bërthamore”, tha Netanyahu në një ceremoni në Jeruzalem me rastin e ditës përkujtimore në nder të ushtarëve të vrarë në shërbim dhe viktimave të sulmeve./real-news.tv/