fbpx

Netflix merr vendimin e rëndësishëm për transmetimin e filmave

1_zWbTrJON-CJSnzNTd6LAvg.jpeg

CEO i Netflix ka deklaruar se në të ardhmen shumë filma do të publikohen në data të përbashkëta në kinema dhe në Netflix, për shkak të ndryshimeve të pandemisë.

Kinematë tradicionalisht kanë shijuar një periudhë ekskluziviteti, e njohur si dritarja e shfaqjes teatrale. Por pandemia ka bërë që shumë filma të shihen në platformat  streaming. Shefi i Netflix Greg Peters tha se pandemia ka treguar se kjo është ajo çfarë konsumatoret duan.

Phil Clapp, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Kinemasë në Mbretërinë e Bashkuar, tha për  BBC News : “Ajo që dimë është se shumica mendojnë se vendi më i mirë për të parë një film është kinemaja.”

“Pas pothuajse një viti të kufizuar për shkak të pandemisë,  audiencat mezi po presin shansin për të shijuar edhe një herë përvojën e ekranit të madh.”

Pandemia Covid-19 vazhdon të ketë një ndikim të madh në industrinë e kinemasë, me kinematë në mbarë botën kryesisht të mbyllura gjatë vitit të  kaluar. Shumë filma janë pezulluar, përfshirë pjesën e fundit të James Bond No Time To Die, Black Widow të Marvel dhe Top Gun 2.

Në tetor, Cineworld njoftoi mbylljen e përkohshme të kinemave të saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar 5,500 vende pune. Danny Boyle, Steve McQueen dhe prodhuesit e tjerë kryesorë britanikë të filmave i kanë bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ofrojë mbështetje financiare për zinxhirët e mëdhenj të kinemasë në Britani.

Të Mërkurën, Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak alokoi 390 milion paund për të ndihmuar hapjen e vendeve të artit në Angli si pjesë e buxhetit vjetor. Në vitin 2019, nëntë filma shtuan në arkën globale 1 miliard dollarë përfshirë The Lion King, Joker, Avengers: Endgame dhe Captain Marvel.

Ndërsa vitin e kaluar Tenet e Christopher Nolan – një film me një buxhet prej 205 milion dollarë  – ishte i vetmi film u shfaq në kinema, me fitime që kapën vlerën e 350 milion dollarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303