New England Patriots janë kampionët e edicionit të 53 të eventit më të rëndësishëm në Amerikë, Super Bowl.
Skuadra tashmë gjashtë herë kampione e Super Bowl ia doli të sigurojë fitoren përballë Los Angeles Rams me rezultatin 13-3. Duhet thënë se ky ishte një nga duelet final me më pak pikë. Një përballje kjo që nuk prodhoi spektaklin e pritur të një finaleje, duke mos pasur shumë konflikte mes futbollistëve në fushën e lojës, me vetëm një incident. /real-news.tv/

