Nga edukatoret deri te punonjësja e administratës, agravon për keq Covid-i në qarkun e Beratit

koronavirusi-1100x620.jpg

Serish ka agravuar situata në qarkun e Beratit, ku të tjera raste me Covid-19 janë shënuar. Vetëm dje u raportuan 19 raste të reja.

Dy edukatore dolën pozitive në çerdhen “Donika Kastrioti”, ndërkohë një mësuese në shkollë 9-vjeçare të fshatit Vodicë në qytetin e Poliçanit është infektua.

Nga ana tjetër, në Skrapar janë infektuar 3 mësues të tjerë.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se të gjitha rastet e konfirmuara “pozitive” në Skrapar janë kontakte të afërta familjare të mjekut nga Skrapari, që ndërroi jetë nga Covid-19 në 4 Tetor. Covid-19 është futur edhe në bashkinë e qytetit të Kuçovës, ku një punonjëse e administratës ka rezultuar “pozitive”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303