fbpx

Nga SHBA për të votuar në Tuz, shqiptari bën shqiponjën dhe ndalohet nga policia

cats-5-527x375.jpg

Zgjedhjet që po zhvillohen në Komunën e Tuzit në Mal të Zi ka kthyer qindra emigrantë shqiptarë nga e gjithë bota për të votuar atje.

Partitë shqiptare janë të bashkuara dhe kjo ka rritur shumë besimin se shqiptarët do të drejtonin Tuzin, që është me shumicë shqiptare dhe është krijuar vitet e fundit nga qeveria e Malit të Zi si njësi komunale më vete.

Sead Nikaj, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar, ndërsa hyrja e tij në aeroport është shoqëruar me një skandal nga ana e policisë malazeze, e cila e ndaloi shqiptarin për shkak të bërjes së simbolit të shqiponjës.

“Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit.

Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë”, tha për mediat shqiptari Sead Nikaj. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303