Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet polici

policia-730x440.png

Një nënë ka denoncuar një rast ngacmimi seksual në media sociale ndaj vajzës së saj 15-vjeçare.

Mësohet se një shef policie nga Malësia e Madhe ka ngacmuar seksualisht të miturën, të cilën e ka ngacmuar për një kohë të gjatë.

Ka qenë pikërisht e ëma e 15-vjeçares, që ka rrëfyer se si shefi i policës, i quajtur Berhan Bajrakurti i ka dërguar të bijës pamje dhe video të turpshme dhe mjaft intime.

Menjëherë nëna dhe vajza kanë paraqitur videon e Berhan Bajrakurtit në polici, për ta denoncuar për ngacmim seksual ndaj të miturës.

Gjithashtu, sot është bërë e mundur edhe arrestimi i tij.

Rrëfimi i nënës së të miturës:

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente. Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros. Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”./real-news.tv

https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=xfISJSPzfvE

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303