fbpx

Ngjarje e rëndë/ Vdes 28-vjeçari, bie nga skela, detaje e para

bie.jpg

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela në Fushë-Krujë.

28-vjeçari me iniciale E.G është rrëzuar teksa punonte në banesën e shtetasit L.K në Krastë të Fushë-Krujës, i cili po kryente punime pa leje.

Shtetasi L.K është proceduar penalisht, ndërkohë që adminitratori i firmës së ndërtimit shtetasi me iniciale R.H, 39-vjeç është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303