fbpx

Ngjyrat që shërojnë sëmundjet fizike dhe mendore

download-3.jpg

Sipas shkencëtarëve dhe psikologëve të njohur ngjyrat kanë një ndikim të madh në jetën e njeriut.

Ngjyrat ndikojnë në shëndetin dhe mendjen tonë.

Por sipas disa studimeve ngjyrat shërojnë sëmundje të ndryshme.

Më poshtë po ju rendisim llojet e ndryshme të ngjyrave dhe shpjegimin për secilën prej tyre:

E kuqja

Simbolizon zjarrin, ngrohtësinë dhe hidhërimin. Është e shkëlqyeshme në luftimin e shtypjes së ulët të gjakut, reumatizmit, paralizës, shëron aneminë dhe rastet e avancuara të tuberkulozit. Nëse keni qarkullim të keq, kjo ngjyrë do t’ua kthejë ngrohtësinë shputave dhe duarve të ftohta.

Mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme edhe në largimin e mendimeve negative.

Portokallia

Kjo është ngjyrë na mbush me energji dhe është e mirë në shërimin e gurëve në veshka, kileve dhe inflamacionit të zorrës qorre. Përdoret edhe për stimulimin e prodhimit të qumështit te nënat pas lindjes.

Nëse keni probleme me mungesën e vetëbesimit, duhet shpesh ta bartni këtë ngjyrë. Ndikon si antidepresiv dhe zbut ndjenjën e keqardhjes.

E verdha

Stimulon punën e trurit, mëlçisë dhe mukozës dhe përmirëson ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Është e dobishme në shërimin e diabetit, tretjes së keqe dhe kapsllëkut, çrregullimit të punës së mëlçisë dhe veshkave, infeksionit të fytit, si edhe në shërimin e syve, sifilizit dhe impotencës.

Nxit të menduarit intelektual dhe ndihmon me rastin e marrjes së vendimeve. Forcon kujtesën, optimizmin dhe vetëbesimin. Mirëpo kini kujdes, sepse e verdha e hirtë mund të shtojë frikën.

E bardha

Fjala është për ngjyrën e pastërtisë e cila i bashkon të gjitha ngjyrat e tjera. Është e jashtëzakonshme në qetësimin e hidhërimit dhe nxit mendime pozitive.

E gjelbra

Përbëhet nga e kaltra dhe e verdha dhe konsiderohet ngjyrë e harmonishme. Ndikon si qetësues i butë. Është e shkëlqyeshme për sytë, por edhe për shërimin e inflamacioneve, sëmundjeve nervore, të thatit, gripit dhe ftohjes, si edhe të çrregullimeve seksuale dhe kancerit. Ndihmon edhe në luftën kundër depresionit dhe krijon ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë.

Mirëpo, e gjelbra e ullirit mund të ndikojë dëmshëm në shëndetin trupor dhe shpirtëror, sepse në vetëdije lidhet me shkatërrimin dhe vdekjen.

E kaltra

E ftohtë dhe qetësuese, ngjyra e kaltër zbut dhembjen, zvogëlon gjakrrjedhjen dhe shëron të djegurat. Është e mirë në shërimin e kolikut, astmës, çrregullimeve respiratore dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Shtypja e lartë e gjakut dukshëm bie pas vetëm gjysmë ore “larjeje” në dritën e kaltër, mirëpo rritet nën ndikimin e dritës së kuqe, theksojnë hulumtuesit e Spitalit Shtetëror në Nju-England.

Është e dobishme edhe në luftimin e pagjumësisë, nxit kontrollin mendor dhe kreativitetin. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ngjyra shumë e kaltër e errët mund të ndikojë në mënyrë shqetësuese.

Vjollcë

Ndikon shkëlqyeshëm te nervozizmi dhe çrregullimet emocionale, mirëpo shëron edhe artritin, kapsllëkun, çrregullimin e punës së lukthit, kataraktet, migrenën dhe sëmundjet e lëkurës.

Ndikon në mënyrë qetësuese dhe qetëson sytë, veshët dhe sistemin nervor dhe ndihmon të mposhtni obsesionet dhe frikët. Nuancat indigo vjollce janë të lidhura me anën e djathtë të trurit dhe nxisin intuitën dhe fantazinë. /real-news.tv

Burimi:Telegrafi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303