fbpx

Ngrihen banorët e Rrogozhinës në protestë

protesta.jpg

Ka nisur protesta e banorëve të Rrogozhinës, të cilët kanë bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.

Ata i janë bashkuar thirrjes së opozitës për zhvillimin e protesta kundër qeverisë.

Banorët kanë lëshuar thirrje ndaj kryeministrit. duke thënë: ‘Rama ik’!

Protesta e tyre është zhviluar te ‘Bishti i Zhurit’ dhe i referohet rritjes së çmimeve dhe mungesën e punësimit në Shqipëri.

“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Gjithashtu dhe për kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”, u shpreh një banor./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303