Nik Xhelilaj ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në Turqi, ku ka luajtur në shumë seriale të njohura. Në një rrëfim për emisionin ‘Jo vetëm modë’ që pritet të transmetohet në fundjavë, Nik tregon se si është bërë pjesë e kinematografisë turke.
Aktori simpatik thotë se edhe pse vizën ia refuzuan, ai arriti të depërtojë në serialet e njohur turk.
“Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize. Por shansi prapë, regjisori e kishte ndarë mendjen dhe bëri audicionet në Tiranë”, theksoi ai.
Disa nga serialet ku Nik ka luajtur janë: Kayıp Şehir, Her Sevda Bir Veda, Nefes Nefese etj./real-news.tv

