Së fundmi, janë pezulluar nga puna disa punonjës policie. Konkretisht, janë 5 punonjës në qarkun e Beratit. Ata akuzohen se nuk e kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Sipas burimeve, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.
Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore.