TË FUNDIT

Nis nesër Ramazani, fillojnë urimet e politikanëve

Nesër për të gjithë besimtarët mysliman fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Nëpërmjet një mesazhi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi besimtarët për një muaj muajin të begatë.

Ai thotë se agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me  vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.

Ndërkohë që si gjithmonë në të tilla raste nuk mund të mungojnë mesazhet e politikanë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha uroi besimtarët myslimanë agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! “Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!  Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, ndërsa në mënyrë indirekte ka përcjellë një mesazh edhe për politikën, kur thotë se “agjërimi dhe sakrifica le të bashkojnë jo vetëm zemrat e ndjenjat tona, por edhe logjikën dhe arsyen për të qenë të bashkuar për fatet e vendit e të kombit, si qëllimi  suprem i të gjithë shqiptarëve, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit”. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat