Edicioni 2019-2020 i Kupës së Shqipërisë ka ngritur siparin ditën e sotme me dy ndeshjet e raundit paraeliminator në të cilat janë përcaktuar edhe kundërshtarët e Partizanit dhe Kukësit për turin e parë.
Rivali i të kuqëve në raundin tjetër do të jetë Vora që mposhti pas goditjes së penalltive Luzi 2008 me rezultatin 4-3 pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan në barazim 0-0.
Ndërkohë fituesit e fundit të këtij kompeticioni verilindorët e Kukësit do të kenë përballë, Shkumbinin në raundin e parë pasi peqinas të rikthyer tashmë në Kategorinë e Parë, mposhtën në raundin paraeliminator Tomorrin me rezultatin e thellë 3-0 brenda në Berat.

