Niseni ditën mbarë duke bërë këto veprime

Mëngjesi është momenti kur secili nga ne nis rrugëtimin e ditës, secili drejt destinacioneve të ndryshme por të gjithë në tension për të realizuar planin e tyre ditor.

Gjithçka e ka një zgjidhje, sikundër edhe ankthi i mëngjesit. Për të pasur një ditë sa më të mbarë është e rëndësishme që çdo ditë përpara orës 10 të mëngjesit të aplikojmë këto veprime kyçe:

 

Caktoni qëllimin e përditshëm

Për para se të filloni të veproni, planifikoni ditën duke u fokusuar në tre qëllimet që dëshironi t’i përmbushni. Ndrësa keni e filloni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.

 

Dëgjoni ‘me patjetër’ muzikë

Niseni ditën duke dëgjuar muzikë. Kjo jo vetëm që do ju bëjë të zgjoheni më lehtë por sipas studimeve të vitit 2013 do të ndiheni edhe më mirë. Sipas studiuesve, dy përfitimet më të rëndësishme nga dëgjimi i muzikës janë ‘rregullimi i disponimit’ dhe i vetëdijes.

 

Mos harroni kurrsesi të hidratohuni

 

Trupi juaj zgjohet i dehidratuar, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë që në mëngjes. Sapo të zgjoheni ju duhet të pini një gotë ujë menjëherë dhe të vazhdoni të pini disa gota të tjera edhe gjatë ditës. Kjo do ju ndihmojë të largoni toksinat nga trupi, duke iu bërë të ndiheni më pak të uritur.

 

Bëni pak ‘stretching’(zgjatim dhe shtriqje të muskujve)

Do të ishte perfekte nëse ditën do ta filloni duke bërë disa ushtrime zgjatje, pasi kjo do ju ndihmojë që të zgjoheni plotësisht dhe shumë më shëndetshëm.

 

Mos harroni të buzëqeshni

Filloni ditën duke buzëqeshur që nga moment që ndodheni përpara pasqyrës. Buzëqeshja do të ketë një efekt pozitiv në qëndrimin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme duke ju bërë më të arritshëm dhe duke ju shfaqur më të besueshëm./real-news.tv/