fbpx

“Nja 3 ditë kisha pa e parë”, flasin banorët e shokuar për vdekjen e gruas: Kishte erë nga shtëpia e saj…

Pogradec.jpeg

45-vjeçarja Maria Markovska u gjet e vdekur në banesën e saj në Pogradec. Mësohet se ajo jetonte vetëm me të bijën me aftësi të kufizuara pas vdekjes rreth një muaj më parë të bashkëshortit.

Mirëpo, fqinjët e saj kanë folur rreth ngjarjes shokuese.

“E njihnim, vinte këtu bënte Pazar. Mirë ishte. këto kohët e fundit, kishte nja 2 javë që nuk ishte mirë që kur i vdiq bashkëshorti. Pas vdekjes së bashkëshortit ishte e rënduar. Nja 2-3 ditë kisha pa e parë. Ishte një grua e mirë, të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe ishin transferuar këtu. Këtu e kam gjetur. Komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Kishte erë nga shtëpia e saj dhe s’e kishin parë të dilte.

Fëmija ka qenë me aftësi të kufizuara. Nuk kishte kush e nxirrte, përveçse nëna. Nuk ishte keq nga ekonomia. Nuk punonte”, tha një banor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303