Një nga 10 të prekurit me koronavirus është dërguar mbrëmjhen e djeshme nga Infektivi në Reanimacion. Bëhet fjalë për 73-vjeçaren, me inicialet Xh.G, e cila është e sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve, por mbrëmë ajo ka pasur tension të lartë 14/7.
Ndërkohë, në spitalin Infektiv të Tiranës në QSUT ndodhen babë e bir, dy të infektuarit e parë, 28 dhe 54 vjeç, dhe një 31 vjeçar që nuk kishte pasur kontakt me ta, por që ishte kthyer pak ditë më parë nga Milano pas një vizite 1 ditore.
6 të tjerët janë familjarë të babë e bir të cilët ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrjen mjekësore. Gjendja e tyre sipas mjekëve, paraqitet e stabilizuar.

