Një i ri ka folur për Abcnews në lidhje me gjendjen shëndetësore të babait të tij, i cili është shtruar te “Shefqet Ndroqi” pasi është prekur nga koronavirusi.
Ai theksoi se babai i tij ndodhet i shtruar në këtë spital dhe ai nuk di asgjë për gjendjen e tij. Ai thekson se nuk do të largohet nga spitali deri sa të marrë një informacion për gjendjen e tij.
“Babai im është 85 vjeç, përveç dyshimeve me COVID-19, ka probleme me zemrën. Nuk di asgjë, nuk ka asnjë mjek. Duhet të jetë dikush, 24 orë të na informojë. Nuk kam ku të gjej baba tjetër. Një prej mjekëve u largua, kishte frikë nga kamerat. Unë jam student, në vend që të merrem me shkollën, tani duhet të qëndroj këtu. Sot do të qëndroj këtu deri sa të marr informacion nuk do të largohem”, tregon ai.

