fbpx

Një shqiptar gati të zyrtarizohet trajner i Iranit, objektiv Botërori 2022

Pritja e gjatë e Gianni De Biasit, për t’u rikthyer në krye të një skuadre futbollit, duket se po merr fund. Dhe nuk bëhet fjalë për një klub, por për përfaqësuesen e Iranit. 63-vjeçari mësohet se do të firmosë një kontratë me kohëzgjatje 2 vite e gjysmë, me synim kualifikimin e kombëtares aziatike në Botërorin e vitit 2020.

Duket disi ironike për De Biasi, që zotëron edhe shqiptare, do të drejtojë përfaqësuesen e një vendi në konflikt të hapur diplomatik me Shqipërinë. Madje, pjesën më të rëndësishëm që përshkrimin e karrierës së tij ka pikërisht kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2016.

De Biasi e drejtoi për plot 6 vite Shqipërinë, në periudhën 2011-2017, ndërsa përvoja e tij e fundit daton në shtator-nëntor të 2017-ës në krye të Alaves në Spanjë. Prej më shumë se dy vitesh është në pritje të një oferte serioze, e bazuar në një projekt afatgjatë. Irani duket se ia ka mbushur mendjen…