Një shqiptar i cili po priste dëbimin nga Greqia, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e si pasojë ka infektuar edhe policët dhe disa të burgosur në komisariatin e policisë të Athinës ku ndodhej në paraburgim.
Sipas raportimit në mediat greke, shtetasi shqiptar ka vendosur në karantinë të detyruar gjashtë efektivë policie dhe disa të burgosur të tjerë.
Pasi u ankua se nuk ndjehej mirë, shqiptari u transferua nga qelia e paraburgimit drejt Spitalit dhe atje u konfirmua pozitiv me Covid-19.

