fbpx

Një tjetër dosje të bujshme ‘zhduket’ nga Tirana, njeriu i Saimir Tahirit do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit

1567260351_oresti.jpg

Një tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Krimet e Rënda. Pas dosjes 184 që i kaloi Prokurorisë së Dibrës, tashmë Krimet e Rënda kanë shpallur mos kompetencë edhe për dosjen e biznesmenit Orest Sota, duke bërë që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Elbasanit. Ashtu si në rastin e dosjes 184, edhe për transferimin e kësaj dosje argumenti është i njëjtë, “veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal”, duke shpallur moskompetencë për hetimin e mëtejshëm të dosjes.

Vendimi për të shpallur mos kompetencën tek Krimet e Rënda është firmosur nga Prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi. Ndërsa në Elbasan pritet që dosja të hetohet nga Prokurorja Erida Kokonozi. Vendimi për kalimin e kësaj çështje është marrë që në muajin korrik dhe po në këtë muaj ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit për hetim të mëtejshëm, shkruan Shqiptarja.comOrest Sota akuzohet për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe u arrestua në Elbasan në vitin 2017 ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Së bashku me Sotën në makinë udhëtonte edhe shoferi i ish-ministrit Gentian Ceka. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshonin se shuma pre 863 mijë euro është e ish-ministrit, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e Lefter Sotës dhe do të dërgohej te Kurum si garanci për një sasi të madhe hekuri.

Orest Sota është i përfshirë në dosjen e hetimit për ish-ministrin Saimi Tahiri. Sipas prokurorisë, Tahiri dhe Oresti Sota bashkë me familjet përkatëse u takuan në Malin e Zi në gusht 2017 dhe me një skaf të drejtuar prapë nga Saimir Tahiri u nisën për një pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq të tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi.

Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2016, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari. Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim, për t’u hetuar, Orest Sota u la i lirë ditën e ditëlindjes, me detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj.

Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, pranuan ndryshimin e masës përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303