Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se një tjetër parti është regjistruar si subjekt elektoral në zgjedhjet e qershorit.
Bëhet fjalë pikërisht për partinë ‘Zgjidhja’ me kryetar Koço Kokëdhimën.
Zgjidhja ka publikuar 2 pika kryesore, që i referohen pikërisht zgjedhjeve lokale.
Në njoftimin e tyre bëhet me dije se ‘Zgjidhja’ nuk shkon në zgjedhje jogjithëpërfshirëse dhe se Reforma zgjedhore duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare./real-news.tv
Advertisement