fbpx

Një tjetër skandal, roja i Kadastrës Vlorë ngacmon seksualisht 12-vjeçaren, mësohet se…

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Siç raporton faxweb, një vajzë 12-vjeçare ka rënë pre e ngacmieve seksuale në qytetin e Vlorës dhe ka qenë pikërisht mamaja e saj e cila në datë 30 maj është paraqitur së bashku me vajzën e mitur në polici për të bërë denoncimin ndaj shtetasit S.S 66-vjeç, punonjës i Kadastrës Vlorë.

Vajza pasi është përballur disa herë me ngacmimet e të moshuarit ka shkuar dhe i ka rrëfyer nënës.

Pas marrjes së kallzimit policia ka bërë dokumentimin e ngacmimit seksual. (S.S e ngacmonte të miturën me fjalë banale, dhe i ofronte lekë nëse kjo do e lejonte ta prekte). Policia më pas ka shoqëruar të dyshuarin dhe fëmija është trajtuar me psikolog të autorizuar nga prokuroria. 66-vjeçari gjendet aktualisht nën arrest.