23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Një udhërrëfyes me ide interesante për këtë 8 Mars

spot_img

Nëse bëni pjesë në grupin e grave që zgjedhin të festojnë në 8 Mars po ju japim disa ide për të festuar në mënyrë origjinale.

Dhënia e mimozave mbetet nje gjest klasik, që merr akoma më shumë kuptim në këtë datë por ndërkohë mund të organizoni shumë aktivitete të tjera me miqtë tuaj.

Jo striptizëm! Jo vulgaritet! 8 marsi mund të jetë një ditë e mrekullueshme e kaluar në shoqërinë e grave më të rëndësishme në jetën tuaj.

Nëse po e pyesni veten se çfarë është diçka origjinale që mund të bëni me shoqet në këtë 8 mars për të festuar festën e gruas, ndoshta duhet të mbani parasysh edhe simbolikën e saj… Ndaj, para se të kaloni në pjesën e argëtimit, informohuni mbi këtë ditë, si psh. cilat janë gratë që frymëzojnë, etj.

Kështu, mund të dhuroni libra mbi gratë ose të organizoni një “klub të vogël mikeshash” për të parë filma të mirë që trajtojnë historinë e një gruaje. Një i tillë mund të ishte “Ha, Lutu, Dashuro” me Julia Roberts.

Gjithashtu mund të ndiqni një seancë kursi gatimi për të mësuar psh. se si përgatitet torta Mimoza ose të realizoni nje menu të plotë për këtë ditë.

Por festa e gruas do të ishte ideale të festohej edhe si një ditë e dedikuar totalisht vullnetarizmit, si psh pranë një organizate që ndihmon gratë në nevojë. Ndoshta ky mund të jetë një fillim që do t’ju shtyjë ta bëni vazhdimisht një vepër të tillë të mirë.

Një tjetër ide mund të ishte edhe të organizonit një “maratonë shopping-u” në një outlet ku nuk mund të shkoni herë tjetër. Ndoshta nuk është ndonjë ide shumë origjinale por me siguri që është një opsion…

Dhe së fundi, nëse ju dhe mikeshat tuaja jeni veçanërisht aventuriere, mendoni për një fundjavë në një qytet evropian vetëm për vajzat si në Paris, Pragë, Milano, ku mund të bëni një vizitë për 3 ose 4 ditë, pa shpenzuar shumë!

Por çfarëdo që do të bëni në këtë ditë, kalofshi gëzuar!

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat