Deklarata e hoxhës nga Prizreni Irfan Saliu i cili tha se njerëzit më të këqinj të Allahut janë beqarët, ka nxitur reagimin e moderatores Fatma Haxhialiu.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.
Kjo deklaratë e hoxhës u komentua në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Fatma Haxhialiu u shpreh se këtu futen edhe “ata që janë beqare në gjendjen civile”.
“Edhe ne quhemi, edhe ne që jemi beqar në gjendjen civile. Flakët e ferrit po më presin. Po kujdesem të kem shoqëri të mirë”, tha gazetarja e njohur me shaka.
E pyetur se pse do shkojë në ferr nga beqaria apo për ndonjë gjë tjetër, duke qeshur shtoi: “Nga beqarllëku dhe nga disa gjëra të tjera më pas”.
Gazetarja e njohur vijoi duke thënë se “disa nga dijetarët më në zë të islamit kanë vdekur të pamartuar”. Sipas saj, të gjithë besimtarët myslimanë janë shprehur se njerëzit duhet të distancohen nga këto persona, pasi profeti Muhamed nuk ka thënë kështu.
Kanë qenë të gjithë besimtarët që duan që të distancohen nga këto hoxhë, pasi nuk janë thënë nga profeti.

