Në fotot më poshtë do të shihni pamje nga vila e Admir Murataj i cili dyshohet të jetë i grabitësi i vrarë dje në Rinas.
Sipas televizioneve informative, Murataj ka në pronësi të tij një vilë në zonën e Prezës. Ajo ruhet nga kamera sigurie, dhe veçon nga banesat e tjera të lagjes.
Në një artikull të botuar dje në mbërmje nga mediat greke thuhet se personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj. Por, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht se trupi i pajetë i vrarë dje në grabitjen e 10 mln eurove në Rinas i përket Muratjt.
Ai rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Sipas mediave greke pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai ka kryer një grabitje në një bankë në Lamia, së bashku me një nga patriotët e tij. Po sipas këtyre mediave, ai ka marrë pjesë në grabitjen e një supermarketi në Peristeri.
Admir Murataj ishte në kërkim për organizimin e dy grabitjeve atë në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te “Stacioni i Trenit” në Tiranë.






