OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se nesër disa zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike.
Gjithashtu, thuhet se stakimi i energjisë do të ndodhë si pasojë e disa punimeve në rrjet.
Njoftimi i OSHEE-së:
Stakim i datës 7 gusht
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
09:00- 09:30
rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”
10:00 -10:30
rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”
11:00- 11:30
rruga “5 Maji”
12:00 -12:30
rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës
09:00 deri 15:00
Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

