fbpx

Njoftimi/ Qytetarë pa maska në rrugë, qindra gjoba 3000 lekshe nga policia

Shqiptarët vijojnë të jenë indiferentë në respektimin e masave anti-covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 3000 lekë, 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse në rrugë, ndërsa 13 që nuk pranuan të jepnin kartën e ID-së janë dërguar në komisariat, ku pasi u janë marrë të dhënat janë lënë të lirë.

Kështu njofton policia, e cila nënvizon se i falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.