TË FUNDIT

Njohja nga Xhamajka, publikimi i Thaçit ndikoi në…

Publikimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, për njohje nga Xhamajka, i ka kushtuar Kosovës me bllokim të njohjes nga ky shtet.

Mediet e Kosovës raportojnë se ambasadorja e Kosovës në SHBA i kishte sugjeruar autoriteteve në Prishtinë që të mos publikojnë këtë informacion pa marrë notën verbale.“Për publikim është mirë të presim notën verbale”, thuhet në këto komunikime.

Por, vetëm pak orë më vonë Presidenti i Kosovës ka shpërfillur këtë kërkesë dhe publikoi lajmin në Twitter, çka nxiti reagimin e autoriteteve xhamajkane. Siç mësohet, Serbia me të parë situatën se ekziston mundësia e njohjes, ka reaguar ndaj Xhamajkës duke arritur të ndikojë në autoritetet atje për të ndalur procesin.

Publikimin që dje bëri Thaçi e hodhi poshtë sot ministrja e Jashtme e Xhamajkas. Kamina J Smith tha të premten në mëngjes se deri tani vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Reagime të shumta pati në Kosovë menjëherë pas postimit të Smithit. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se pas shqyrtimit të situatës, do të merren masa në lidhje  me përgjegjësitë e secilit zyrtar.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat