TË FUNDIT

SHBA, Nju-Jorku sakrifikon hot-dogun për mjedisin

Për të luftuar ndryshimin klimatik Nju-Jorku është gati të sakrifikojë edhe hot-dogët e tij të famshëm.

Në fakt, kryebshkiaku Bill de Blasio ka miratuar platformë “të gjelbër” prej 14 miliardë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike.

Kjo platformë, ndër të tjera, synon të eliminojë mishin e përpunuar dhe të reduktojë me 50% blerjen e mishit të kuq me destinacion strukturat shtetërore të qytetit, mes këtyre shkollat dhe spitalet.

Në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikoi mishrat e përpunuar si kancerogjenë.

Salçiçet, hot-dogët, bakoni (pançeta) të gjitha bëhen me mish të përpunuar, që është një proces që çliron gjithashtu shumë gaz me efekt serrë në atmosferë.

Plani i De Blasio synon të reduktojë prodhimin e gazeve me efekt serrë me 30% deri në vitin 2030.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat