”Nuk duhet të entuziazmohemi”, paralajmëron Manastirliu: Jemi ende në fazën 1 dhe…

Manastirliu-1-1-768x545.png

Shqiptarët nuk duhet të entuziasmohen para kohe. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë live për ”Neës24” ka deklaruar se virusi nuk ka ikur.

Sipas saj risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja por edhe ato mund të jenë zona të gjelbra pasi të analizohet situata e cila merr 2 javë.

“Është qetësuar situata në Shkodër, ka vatra të reja, psh Fieri? Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Dje kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infketuar. Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Nuk duhet të entuziasmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi.

Futja në normalitetin e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm”, tha ministrja Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303