Ndoshta nuk është ndonjë e panjohur fakti që pjesa më e madhe e një ajsbergu është nën ujë, por mbase jo të gjithë e dinë se kjo pjesë është plot 90 %.
Sipërfaqja e ajsbergut më të madh të regjistruar ndonjëherë, i njohur si B-15, ishte më e madhe se ishulli i Xhamajkës, imagjinoni se sa mund të ketë qenë pjesa e tij nën ujë.
Sipas matjeve të bëra ai ka qenë rreth 295 kilometra i gjatë dhe 37 kilometra i gjerë, me një sipërfaqe prej 11.000 kilometra katrorë.
Në mars të vitit 2000, Iceberg B-15 u shpërnda në akullnaja më të vogla, më e madhja prej të cilave quhej Iceberg B-15A.

