fbpx

“Nuk e prisnim rritjen kaq të frikshme”. Habit Mjeku: Ka 2 ditë që në spitalin ku jam kemi ndjerë…

mjek-4.jpg

Mjeku urolog në spitalin e Brescias, Julian Balla në një lidhje Skype me “Wqake up” ka zbuluar se në fillim të tetorit, mosha mesatare e të infektuarve ishte 30 vjeç, ndërsa sot është 40-44 vjeç.

“Pritej kjo valë e dytë e epidemisë, por ndoshta nuk e prisnim rritjen kaq të frikshme. Te spitali ku jam unë kemi dy ditë që kemi nisur ta ndiejmë presion, pasi deri më tani e ka absorbuar të gjithë numrin e pacientëve spitali më i madh në Lombardi.

Dje ishin 17.183 në mos gaboj, por më i ulët se pardje, Por ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se dje janë bërë 23 mijë tamponë më pak. Ndërkohë, përqindja e të shëruarve në terapi intensive është vërtetë goxha e lartë, 80-85 për qind e atyre shërohen.

Mosha mesatare e pacientëve të prekur në fillim të tetorit ishte 30 vjeç, tani është rritur 40-44 vjeç”, sqaroi mjeku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303