Në Itali gjendja sa vjen dhe rëndohet për shkak të covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23.232 raste të reja pozitive, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1.455.022.
Në krahasim me dje shifrat e viktimave në 24 orwt e fundit janë rritur frikshëm. Nga 630 në 853, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 51.306.
Në shtetin fqinj deri më tani janë shëruar mbi 605 mijë qytetarë ndërsa afro 4000 janë në kujdes intensiv.

