‘Nuk kemi tokë për të falur’, patriotët shqiptarë protestë kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë

Grupi i Patriotëve Shqiptarë do të organizojnë ditën e enjte, më 7 mars, në orën 11:00 një protestë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Tiranë.

Në njoftimin e shpërndarë nga Patriotët Shqiptarë kjo protestë do të organizohet kundër copëtimit të Mitrovicës, me moton: ‘Nuk kemi tokë për të falur’.