fbpx

Nuk përmbahen protestuesit! Përplasje me policinë për ministrin grek: Mos e prek…

Ka nisur një protestë ditën e sotme për shkak të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, i cili pritet të mbërrijë për pak në Ministri.

Ndërkohë, policia është përpjekur të ndalojë protestën e PDIU dhe Shoqatës “Çamëria”.

“Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja: parandalimi i covidit. Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka covid. Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë kovidi por Greqia në kohë covidi kërkon 12 milje nga deti ynë” u shpreh Idrizi

Nën motot “Mos prek Shqipërinë!”, “Mos harro Çamërinë!”, “Shoqata patriotike “Çamëria” dhe PDIU ftonte të gjithë shqiptarët sot në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për: Çështjen Çame, Heqjen e ligjit të luftës, 12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë“.