Akullorja, e cila është e ndaluar shpesh në dietat e dobësimit, mund të përfshihet në një dietë ushqimore.
Ju duhet të bëni zëvendësimet e duhura dhe zgjidhni variante më të lehta.
Pietro Migliaccio, nutritionist dhe president i Shoqërisë italiane të ushqimit thotë se është e gabuar “të fajësohet” akullorja sepse është një ushqim i pasur me shumë cilësi të mira, jo vetëm në aspektin e shijes, por edhe të psikologjisë pasi ajo është në gjendje të motivojë shumë më tepër personat që duhet të ndjekin një dietë për dobësim!

E rëndësishme është që ky ushqim të konsiderohet një vakt i vërtetë për të zëvendësuar atë tradicional dhe të mos i shtohet pjatës së parë dhe të dytë si ëmbëlsirë. Për një javë mund të zëvendësoni një vakt (drekën ose darkën) me një akullore, të ndjekur nga një frut ose një sallatë frutash. /real-news.tv/

