OBSH ngre alarmin: Pas Ebolas, epidemi të reja vdekjeprurëse

Shpërthimi masiv i epidemive vdekjeprurëse në Ebola, vuri në alarm Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila bëri thirrje alarmuese për epidemi të reja. Shpërthimi masiv i epidemive që ka ndodhur me Ebolan, tani kanë kapur shifra të frikshme.

Republika Demokratike Kongos po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në gjithë historinë e saj.

Tashmë duket sikur OBSH është dorëzuar përballë Ebolas dhe bën thirrje alarmuese për epidemi të tjera vdekjeprurëse, shkruan TCh. Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me organe të tjera do të përqendrohen në përgatitjen për përballjen me epidemi të tjera.