OBSH: Vendet që heqin kufizimet rrezikojnë më shumë

obsh11.jpg

Tedros  Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi se vendet që nxitojnë të heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie më të madhe të ekonomisë dhe zgjatje të krizës, si dhe shtim të rasteve me koronavirus.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë,” tha zoti Ghebreyesus.
Sipas Ghebreyesus,  mënyra më e mirë për t’u dhënë fund kufizimeve dhe për të lehtësuar efektet e tyre ekonomike është lufta ndaj virusit.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303