Oferta marramendëse e Tottenham për Strakoshën

LAPR0073-kWfF-U310424535981jOE-620x349@Gazzetta-Web_articolo.jpg

Thomas Strakoshën konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në qarkullim dhe për këtë arsye ai ka përfunduar në listën e Tottenhamit prej kohësh, por pa harruar edhe skuadra të tjera.

Interesimi i Totttenham është konkret, ata janë të gatshëm që të ofrojnë 40 milionë euro për të bindur Lazion që ta lërë të lirë.

Një shifër e tillë duket e mjaftueshme për Taren dhe Lottiton, që kishin vendosur këtë kufi për të filluar negociatat për të ardhmen e tij, shkruan The Sun.

Strakosha mund t’i thotë po një aventure në Premier League, për më tepër që do të bëhet pjesë e klubit që ka stadiumin dhe fushat stërvitore më moderne në Europë.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë do të vendosë Strakosha./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303