“Ogur i keq dhe i rëndë”. Ironia e fortë e Maliqit: Mëse skandaloze, por do marrë përgjigje shumë shpejt…

1559216939_maliqi.jpg

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka ironizuar vendimin e ISHSH për të mbyllur RTV ORA, duke theksuar se është jashtë imagjinatës dhe skandaloze.

Postimi i plotë

Kush e ka radhën? Ç’i duam televizionet, gazetat, portalet? Të mbyllen të gjitha! Të buçasë ERTV- ja e Beut te Surrelit! Nuk mund t’i mungonin kësaj kohe anormale edhe gjestet e turpshme. Ndër to ky i mbylljes së Ora TV, jashtë imagjinatës dhe mëse skandaloz. Fjala e lirë është thelbi i një shoqërie demokratike. E në këtë rast lukunia verbuese iu sul këtij TV. Ogur i keq dhe i rëndë, por do të marrë shpejt përgjigjen e merituar nga shqiptarët.

scroll to top