Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas theksoi sot njohjen e përgjegjësisë së Berlinit gjatë marrjes së presidencës së radhës së Këshillit të Sigurimit në OKB.
“Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të mbështetur Këshillin e Sigurimit në OKB në rolin e tij për të sjellë paqe dhe siguri në botë”, tha Maas para reporterëve në Nju-Jork.
Maas ndodhej në Nju-Jork për të marrë kryesinë e Këshillin për muajin prill. Aty ndodhej edhe ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian i cili dorëzon stafetën e Parisit, që kishte presidencën e marsit. (ata)

