TË FUNDIT

OKB kërkon lirimin e Assange nga burgu i sigurisë së lartë në Britani

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që Julian Assange të lirohet nga burgu dhe e kanë kritikuar qeverinë e Britanisë së Madhe për shkelje të të drejtave të tij.

Themeluesi i “WikiLeaks” u dënua me 50 javë burgim të mërkurën për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, të cilat  i ishin caktuar para shtatë vitesh kur kishte kërkuar azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Grupi i punës i Kombeve të Bashkuara për arrestimet arbitrare tha se janë shumë të shqetësuar për dënimin e Assange për shkak të shkeljes së kushteve të lirimit me kusht. Sipas tyre, kjo vepër paraqet shkelje të lehtë.

Ky grup ka bërë thirrje edhe dy herë tjera më herët që Assange të lirohet. “Grupi i punës shpreh keqardhje që qeveria nuk ka vepruar sipas deklaratave të saj dhe ka vazhduar me heqjen e lirisë së Assange”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se duhet të theksohet fakti që arrestimi i Assange në Britani ka qenë i lidhur me hetimet paraprak të vitit 2010 nga një prokurore në Suedi./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat