OKB paralajmëron Italinë për ligjin e emigrantëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar Italinë për miratimin e ligjit që vendos dënime të rrepta për anijet e shpëtimit të emigrantëve.

“Vendosja e dënimeve me gjobe për kapitenët e anijeve mund të pengojë aktivitetet e shpëtimit ne det ” thuhet në deklaratën e OKB.

Brukseli gjithashtu bëri te ditur se po analizon përputhshmërinë e këtij ligji me legjislacionin europian. Anijet megjithate kane vijuar operacionet e shpetimit, pavarësisht refuzimit të disa vendeve Europiane për të pranuar emigrantet.

Ligji i ashpër i miratuar nga ligjvënësit italianë i jep ministrit të ekstremit të djathtë Matteo Salvinit më shumë autoritet për të bllokuar anijet me emigrant që hyjnë në ujërat italian. Një pjesë e ligjvënësve e kundërshtuan ashpër nismën e dhe kërkuan votëbesim të cilit qeveria i mbijetoi.