fbpx

Opinione rreth kandidaturës së Biden për president

joebiden_082917getty.jpg

Ish-nënpresidenti Joe Biden ka shpallur kandidaturën pikërisht për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Shumë analistë dhe opinionistë kanë artikuluar mendimet e tyre në lidhje me garimin e Bidenit, ku shumë prej tyre e kanë quajtur si kreu i pretendentëve, ndërsa të tjerë thonë se karriera e tij e gjatë do të sjellë probleme.

“Ai është në krye të pretendentëve. Nuk ka ndonjë epërsi të madhe siç kishte Hillary Clinton kur u duk që në fillim se ajo e kishte të siguruar. Njerëzit e duan vërtetë zotin Biden dhe besojnë se ai mund ta mundë presidentin”, thotë analisti Jim Kessler.

Ndërkohë, eksperti Matt Dallek thotë se “është një grup konkurrentësh shumë interesantë; ka shumë kandidatë të fortë. Ka plot prej këtyre pretendentëve me shanse reale për të dalë në krye”.

Nga ana tjetër, Bill Sweeney ka thënë se mosha e avancuar dhe karriera e gjatë si senator mund t’i sjellin probleme./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303