Fronti Opozitar ka vendosur që protesta kombëtare të zhvillohet ditën e diel, më 2 qershor.
Të shtunën krerët e opozitës vendosën që protesta të mbahej më datën 31 maj.
Shtyrja e protestës është propozuar nga drejtues të opozitës për respektuar besimtarët myslimanë në vend, pasi data 31 është Nata e Kadrit.
Burime nga opozita bën me dije për “Koha Jonë” se “protesta kombëtare do të mbahet më date 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”.
Ndërkohë më datën 1 qershor Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbaj mitingun hapës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

