OSHEE thirrje 131 mijë debitorëve: Përfitoni faljen e kamatëvonesës, bëhuni pjesë e…

oshee_copy_1_26484-640x405.jpg

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

“Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303